“Takimet e Ramës me diasporën, jo të rastësishme”- Analisti Zyla: Vlerësoj faktin që kryeministri evidentoi arritjet e shqiptarëve

takimet e rames me diasporen jo te rastesishme analisti zyla vleresoj faktin qe kryeministri evidentoi arritjet e shqiptareve































Analisti Julian Zyla teksa komentoi takimet e Ramës me emigrantët shqiptarë the se këto nuk janë të rastësishme.

zyla

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Zyla tha se ajo që i kishte bërë më shumë përshtypje ishte përqendrimi te arritjet e njerëzve që jetojnë atje.

Analisti tha se arritje është fakti se për shqiptarët nuk flitet për krimin apo bandat, por flitet për turizmin.

“Realisht shqiptarët kanë ecur përpara me shumë mundim dhe kilometrat që kanë bërë janë për tu admiruar dhe më bëhet qejfi që  Kryeministri gjeti kohën për ti evidentuar”, tha Zyla.

Ai u shpreh se ‘ka një kontraditë në atë që thonë për takimet e Edi Ramës sepse në njërën anë thuhet se janë njerëz që kanë udhëtuar nga Shqipëria, dhe në anën tjetër thuhet se janë njerëz që janë atje po shkojnë për të parë koncertet, referuar këngëtarëve që marrin pjesë’.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts