Takimi/ Biden do të takohet me presidentin turk Erdoğan më 14 qershor

Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan në kuadër të Samitit të NATO-s më 14 qershor, ku do të diskutojnë çështjet dypalëshe dhe rajonale, njoftoi Shtëpia e Bardhë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha në një deklaratë me shkrim se Presidenti i SHBA-së Biden do të udhëtojë në Britani, Belgjikë dhe Zvicër këtë muaj si pjesë e vizitës së tij të parë jashtë shtetit.

Duke deklaruar se Biden do të nënvizojë angazhimin e SHBA-së për të rindërtuar aleancat, për të ringjallur marrëdhëniet transatlantike dhe për të bashkëpunuar ngushtë me aleatët dhe partnerët e tjerë, Psaki vuri në dukje se presidenti amerikan do të takohet me kryeministrin britanik Boris Johnson më 10 qershor.

Psaki tha se Biden do të marrë pjesë në Samitin e G7-tës që do të mbahet në Cornwall të Britanisë më 11-13 qershor, ku ai do të vë theksin mbi çështje si shëndeti publik, rimëkëmbja ekonomike dhe ndryshimi i klimës, dhe ku do të zhvillojë takime bilaterale.

Ajo njoftoi po ashtu se Presidenti i SHBA-së do të takohet me Mbretëreshën Elizabeta II në Pallatin Windsor më 13 qershor, ndërsa pas këtij takimi, ai do të shkojë në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës, për Samitin e NATO-s, shkruan AA.

Psaki theksoi se më 14 qershor, udhëheqësit e NATO-s do të këshillohen se si të përballen me kërcënimet e ardhshme dhe në lidhje me ndarjen efektive të barrës, duke shtuar se “Biden do të takohet gjithashtu me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan për të diskutuar shumë çështje bilaterale dhe rajonale”.

Më 15 qershor, presidenti amerikan Biden do të marrë pjesë në samitin SHBA-Bashkimi Evropian në Bruksel dhe do të takohet me mbretin belg Philippe dhe kryeministrin Alexander De Croo.

Nga Brukseli, Biden më 16 qershor do të kalojë në Gjenevë të Zvicrës për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin. Në Zvicër, Joe Biden do të takohet edhe me Presidentin e Konfederatës Zvicerane Guy Parmelin dhe ministrin e Jashtëm zviceran Ignazio Cassis.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *