Takimi i 15 qershorit/ Vulin sulmon Kurtin: Frikacak i madh, ja çfarë do të bëjë për të irrituar Vuçiçin në Bruksel

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin ka nxjerrë ‘zbuluar’ skenarin e Albin Kurtit për takimin e 15 qershorit në Bruksel.

Vulin thotë se Kurti do të marrë si pjesë të delegacionit një grua e cila kur ka qenë vajzë dyshohet se është dhunuar nga serbët.

Ai thekson se kjo gjë nuk duhet të lejohet dhe do e irritonte Vuçiçin, por qëllimi i Kurtit është që në mënyrë të shëmtuar të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

‘’Ata do ta sjellin një grua që dyshohet se ishte sulmuar kur ajo ishte vajzë nga serbët, ata po e sjellin atë si një anëtare të delegacionit e cila duhet ta tërheqë vëmendjen e të gjitha mediave botërore dhe ta irritojë Aleksandar Vuçiç. Kurti u tregua një frikacak i madh, ai do ta sjellë dikë që duhet të bëjë atë që nuk do të lejohet ta bëjë para Aleksandar Vuçiçit. Çfarë duhet të negociojmë në një atmosferë të tillë’’- tha Vulin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *