Takimi i Edi Ramës me udhëheqësin e Egjiptit/ Mediat vendase zbardhin detaje nga biseda në Pallatin Presidencial








Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi të shtunën një takim me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin e përbashkët mes dy vendeve. Mediat egjiptiane kanë zbardhur detaje nga takimi në Pallatin Presidencial.

a

Raportohet se tema të diskutimeve kanë qenë bashkëpunimi ekonomik, rritja e shkëmbimit tregtar si dhe rritja e investimeve reciproke në sektorë të ndryshëm.

Zëdhënësi i presidencës egjiptiane Bassam Rady tha se Presidenti Sisi i uroi mirëseardhjen kryeministrit shqiptar dhe shprehu krenarinë e vendit të tij për miqësinë dhe lidhjet historike mes dy kombeve.

“Egjipti kërkon të zgjerojë bashkëpunimin e tij me Shqipërinë në fusha të ndryshme”, shtoi ai. Mësohet se presidenti Sisi e përgëzoi Shqipërinë për marrjen e një vendi jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga viti 2022 deri në vitin 2023 dhe vlerësoi se si të dyja vendet janë të harmonizuara në vizionet e tyre për shumicën e çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe koordinimin pozitiv në forume të ndryshme ndërkombëtare.

Sisi diskutoi rëndësinë e konsultimeve të rregullta politike me Shqipërinë gjatë mandatit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Kryeministri shqiptar shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për Presidentin Sisi, duke theksuar forcën e lidhjeve historike midis dy vendeve mike. Ai shprehu aspiratën e vendit të tij për të avancuar bashkëpunimin dypalësh me Egjiptin në të gjitha fushat, veçanërisht në dritën e përpjekjeve të palodhura të Egjiptit për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, si dhe rolin kryesor që Egjipti luan në nivelin rajonal në Lindjen e Mesme dhe Detin Mesdhe. Kryeministri shqiptar tha se dëshiron të ndjekë përpjekjet e paprecedentë të zhvillimit që Egjipti po përjeton nën udhëheqjen e Presidentit Sisi në vitet e fundit, dhe interesin e vendit të tij për të përfituar nga përvojat frymëzuese egjiptiane dhe për t’i zbatuar ato në Shqipëri”, shkruan media “Egypt Indipendent”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *