Takimi i fundit i kryenegociatorëve Kosovë – Serbi, Lajçak: Ka hapa konkretë në dialog, por jo përparim në implementim

takimi i fundit i kryenegociatoreve kosove serbi lajcak ka hapa konkrete ne dialog por jo perparim ne implementim



































Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se javën e shkuar në takimin e kryenegociatorëve të të dyja vendeve ka pasur pajtim për hapa konkretë në disa çështje praktike, por se jo edhe në kornizën e gjerë – atë të implementimit të Marrëveshjes në Rrugën drejt normalizimit.

Lajcak

Më 2 korrik në Bruksel u takuan kryenegociatorët Besnik Bislimi e Petar Petkoviq. Bislimi u shpreh se deri më 18 korrik do të dërgojnë komente me shkrim mbi marrëveshjen bazë. Ai ka thënë se pret që këtu të dëshmohet se Serbia nuk e respekton marrëveshjen. Pas kësaj date, sipas tij, BE-ja do të bëjë propozim me komentet e palëve. Bislimi ka thënë se Petkoviqi në këtë takim ka shprehur interes vetëm për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Duke lajmëruar që ka nisur një vizitë në Londër, Lajçaku të hënën në mbrëmje ka shkruar se javën që shkoi ka organizuar takim në nivel kryenegociatorësh.

“Pas më shumë se shtatë orësh diskutimesh intensive, u pajtuam në hapat konkretë në disa çështje praktike. Fatkeqësisht, s’ia kemi dalë të bëjmë përparim në kornizën e gjerë – implementimin e Marrëveshjes në Rrugën drejt normalizimit”, ka shkruar ai në Facebook.

Lajçakut parashihej t’i skadonte mandati në muajin shtator, por tani i është zgjatur deri në janar. Lajçaku është emëruar lehtësues i dialogut, në prill të 2020-s me një mandat njëvjeçar. Në prillin e vitit tjetër atij iu zgjat mandati për 18 muaj. E më 2022-n vendet e BE-së u pajtuan që t’ia zgjasin mandatin deri në 2024-n.

Autoritetet e Kosovës vazhdimisht janë ankuar në Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe Lajçakun, të cilët i kanë akuzuar për asimetri në dialog. Sipas tyre, të dy diplomatët që janë nga shtete që nuk ia kanë njohur pavarësinë Kosovës, hapur kanë mbajtur anën e Serbisë.

Gjatë ndërmjetësimit të Borrellit dhe Lajçakut në procesin e dialogut, palët kanë arritur vetëm një marrëveshje bazike, e cila edhe më shumë se një vit pas, nuk është zbatuar.

Borrell bëri përpjekje muajin e shkuar që t’i ulë në tavolinë kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq, por kryeministri vuri tri kushte për takimin: Dorëzimin e përgjegjësve për sulmin në Banjskë, nga Serbia tek autoritetet e Kosovës; Formalizimin e marrëveshjes bazë dhe aneksit për zbatim të saj, nëpërmjet nënshkrimit të tyre; Tërheqjen e letrës së Serbisë adresuar në Bruksel, me të cilën Beogradi zyrtar tërhiqet nga disa pika të Marrëveshjes Bazë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts