Takimi i jashtëzakonshëm i G20-tës për Afganistanin caktohet për më 12 tetor

Një takim i jashtëzakonshëm i G20-tës mbi Afganistanin do të mbahet më 12 tetor, njoftoi Kryeministri i Italisë Mario Draghi.

Italia aktualisht mban presidencën e rradhës të G20-tës dhe Draghi ka bërë presion për një takim mbi situatën në Afganistan që kur talibanët erdhën në pushtet muajin e kaluar.

“Ne po shkojmë drejt një katastrofe humanitare (në Afganistan) dhe është detyra jonë të ndërhyjmë”, tha ai në një konferencë shtypi, raportoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Ai u bëri thirrje anëtarëve të G20-tës që “të bëjnë diçka pa kushte”, duke theksuar nevojën për të “shpëtuar jetë njerëzish”, tha ANSA.

Katari dhe OKB-ja do të jenë mes pjesëmarrësve, shtoi Draghi.

Takimi i jashtëzakonshëm do të mbahet javë para samitit të udhëheqësve të G20-tës në Romë më 30-31 tetor.

Draghi tha në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së javën e kaluar se samiti do të përqendrohet në sigurinë, ndihmën humanitare dhe të drejtat e njeriut në Afganistan.

Njoftimi i kryeministrit italian erdhi një ditë pasi shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell përsëriti “nevojën për një koordinim të fortë midis partnerëve ndërkombëtarë për aspektet politike dhe humanitare dhe për të kalibruar me kujdes angazhimin e ardhshëm për të mirën e popullit afgan”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *