Takimi i Këshillit NATO-Rusi/ Stoltenberg: Shpërthimi i një konflikti të ri në Europë, rrezik real!

‘Nuk do të jetë e lehtë për të kapërcyer dallimet mes Rusisë dhe NATO- për Ukrainën’, kështu është shprehur sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

‘Ka dallime të rëndësishme midis aleatëve të NATO-s dhe Rusisë. Nuk do të jetë e lehtë të kapërcejmë dallimet tona, por është një shenjë pozitive fakti që të gjithë aleatët janë ulur në një tryezë dhe janë të angazhuar për zgjidhjen e çështjeve kyçe’, ka thënë ai.

Gjithashtu përmes një komunikimi me gazetarët, Stoltenberg tha se shpërthimi i një konflikti të ri në Europë mes tensioneve Rusi-Aleanca e Atlantikut, mbetet një rrezik real.

Kujtojmë se në Bruksel u mbajt takimi i Këshillit NATO-Rusi , i cili zgjati rreth katër orë.

Delegacioni rus u kryesua nga zëvendësministri i Jashtëm Aleksandër Grushko , i cili ishte përfaqësues u përhershëm i Rusisë në NATO për pesë vite , si edhe zëvendësministri i Mbrojtjes Aleksandër Fomin.

SHBA i bëri thirrje Rusisë që të qëndrojë në tryezën e bisedimeve për Ukrainën që do të zhvillohen këtë javë.

“Nëse Rusia largohet nga tryeza e bisedimeve, do të jetë e qartë se ata kurrë nuk kanë qenë seriozë për diplomacinë, kështu që ne po përgatitemi kolektivisht për secilin rast”, u tha gazetarëve në Bruksel zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit, Wendy Sherman, pas takimit të Këshillit NATO-Rusi.

Sherman vuri në dukje se ritmi i vështirë i angazhimeve dypalëshe dhe shumëpalëshe që u zhvilluan këtë javë tregoi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj për të negociuar.

“Është Rusia ajo që duhet të bëjë zgjedhje të drejtpërdrejta, de-përshkallëzimi dhe diplomaci ose konfrontim dhe pasoja,” tha më tej ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *