Takimi i Kryetares së Kuvendit me krerët e Institucioneve të Pavarura, Gjekmarkaj thumbon pjesëmarrësit: Unë këtu shoh ish-ministra, njerëz të lidhur me PS-në









Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, organizoi ditën e sotme një takim me krerët e institucioneve të pavarura në vend. I pranishëm në takim ishte dhe kreu i Komisionit të Medias dhe Mjeteve të Informimit Publik, Agron Gjekmarkaj, i cili atakoi pavarësinë e përfaqësuesve të këtyre institucioneve duke përmendur se disa prej tyre janë ish-ministra ose ish-zëvendësministra të së majtës.

agron gjekmarkaj

Gjekamarkaj u shpreh gjithashtu se shpreson që organet e reja të drejtësisë të jenë të pavarura dhe të bëjnë të mundur luftën ndaj korrupsionit, e cila sipas tij është dhe një nga plagët më të mëdha të shoqërisë shqiptare.

“Të nderuar pjesëmarrës, sigurisht në këto 30-vite le t’i quajmë pluralizëm, ka pasur përpjekje për pavarësi institucionale. Por pavarësia është pak a shumë si lumturia, nuk ekziston 100%, por mbase kërkimi i saj mund të na japë sadisfaksionin që mund ta kemi mes nesh. Bindja ime është që opinion publik shqiptar nuk beson te pavarësia e institucioneve. Në të gjitha sondazhet beson se ato janë tejzgjatje e politikës, ndoshta jo gjithmonë është perceptim i drejtë pasi mund të ketë dhe shembuj pozitivë. Unë e di që në këtë vend ka qeverisur Parti Demokratike për 13-vite dhe Partia Socialiste për pak më shumë, politika ka qenë dominuese në çdo zgjedhje, në çdo emërim, në çdo përcaktim. Unë këtu shoh ish-ministra, ish-zëvendësministra, njerëz që janë të lidhur me Partinë Socialiste që janë në krye të institucioneve të pavarura.

Kjo s’do të thotë që ata po të duan nuk mund të bëhen të pavarur, por shpeshherë është mirënjohja që triumfon mbi pavarësinë, është telefoni që triumfon mbi shkresën, është urdhri që funksionon mbi ligjin. Unë kam shumë shpresë që në një prej këtyre institucioneve, që mund të jenë ndarë në tre segmente si pasojë e reformës së drejtësisë, si KLGJ dhe të tjerat…, të japë shembullin e pavarësisë dhe të godasë atë që është plaga kryesore në shoqëri që është korrupsioni. Edhe pse dalim nga politika, edhe pse emërohemi në krye të institucioneve të pavarura, varet nga karakteri personal për ta refuzuar pa fund mirënjohjen personale. Shqipëria ka shumë nevojë për institucione të pavarura, ka pak të tilla sot, shpresoj të ketë më shumë nesër”, tha Gjekmarkaj.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.