Takimi i Macron, kryeministrit grek dhe Princit Saudit, media gjermane: Sheiku i etur për ‘gjak’ viziton Evropën! Greqia shtroi qilimin e kuq për të mirëpritur shehun e terrorit

Mediat gjermane nuk i kanë kursyer kritikat ndaj presidentit francez Emmanuel Macron po ashtu edhe ndaj kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis pas takimit me princin Saudit në pallatin Elysee.

Sheikhu i etur për gjak saudit Mohammed bin Salman viziton Evropën me Macron dhe Mitsotakis duke i hapur rrugën atij për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike ,” shkruan gazeta dhe shton: Në vizitën e tij të parë në Evropë që nga vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll (2018), Princi i Kurorës Mohammed bin Salman dëshiron të rifitojë një bazë diplomatike në Perëndim. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i bëri atij një “mirëseardhje të ngrohtë” në Athinë të martën, raporton gazeta gjermane.

Kujtojmë se pas pas Athinës, Mohammed bin Salman vizitoi Parisin ku darkoi me presidentin francez Emmanuel Macron të enjten mbrëma në Pallatin Elysee.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.