Takimi i mundshëm Putin-Biden në samitin e G20, Shtëpia e Bardhë merr masat që presidentët të mos gjenden përballë njëri-tjetrit

takimi i mundshem putin biden ne samitin e g20 shtepia e bardhe merr masat qe presidentet te mos gjenden perballe njeri tjetrit
takimi i mundshem putin biden ne samitin e g20 shtepia e bardhe merr masat qe presidentet te mos gjenden perballe njeri tjetrit

Administrata Biden po merr masat që të parandalojë një takim të mundshëm midis presidentit Biden dhe homologut të tij rus Vladimir Putin në samitin e ardhshëm të G20, me luftën brutale të Rusisë në Ukrainë që vazhdon t’i ndajë vendet.

Administrata nuk ka folur për mundësinë e një takimi, edhe pasi Putin, të cilin Biden e ka quajtur ‘kriminel lufte’, tregoi se kishte në plan të merrte pjesë.

Biden mbajti gjallë mundësinë e një bisede javën e kaluar, në komentet që e bënin të qartë se ai nuk kishte ndërmend të hapte një diskutim më të gjerë të luftës, pas komenteve të përsëritura të Putinit që sulmonte SHBA-në dhe bombardimeve të pamëshirshme të civilëve në Ukrainë.

“Shiko, nuk kam ndërmend të takohem me të, por, nëse ai do të vinte tek unë në G20 dhe do të thoshte: Dua të flas për lirimin e amerikanes së arrestuar Brittney Griner”, do të takohesha me të, por kjo do të varet”, tha Biden.

Tani, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po shkojnë aq larg sa të thonë se po përpiqen të dekurajojnë edhe një takim jozyrtar ‘anësor’ me Putinin, raportoi Politico.

Zyrtarët amerikanë kanë “përjashtuar” një takim zyrtar me Putinin dhe po “ndërmarrin hapa” për t’u siguruar që ata të mos përplasen me njëri-tjetrin në një korridor ose të bëjnë foto.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts