Takimi i ‘vështirë’ me Kurtin në Bruksel, Vuçiç informon Daçiçin: Ramë dakord të vazhdojmë…

Takimi i djeshëm në Bruksel nuk ishte aspak i lehtë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ky i fundit ka zgjedhur të informojë ditën e sotme Presidentin e Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Ivica Daçiç për takimin e djeshëm.

Në fakt asnjë takim i Kurtit me zyrtarët serbë nuk po i shpëton tensioneve, por ditën e djeshme kryeministri i Kosovës propozoi një document të quajtur ‘’Deklarata e Paqes’’ që Vuçiç e refuzoi menjëherë.

Pas takimit pati akuza dhe për gënjeshtra dhe ofendime, por edhe në këtë takim s’pati marrëveshje përfundimtare.

STATUSI NGA ALEKSANDAR VUÇIÇ

Bisedë në mëngjes me Presidentin e Asamblesë Kombëtare, Ivica Dačić. Unë e informova atë për bisedën në Bruksel dhe ramë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm për të mirën dhe interesin e qytetarëve të Serbisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *