Takimi Kurti-Vuçiç/ BE: Do të zhvillohet në një kohë të përshtatshme

Krerët e shtetit të Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen sërish për vazhdimin e dialogut mes dy shteteve me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Takimi i fundit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është mbajtur më 15 qershor të këtij viti në Bruksel, por nuk pati ndonjë rezultat të kënaqshëm mes palëve. Ata u takuan  edhe ditën e djeshme në Forimin Europian të Bled në Slloveni.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano nuk ka dhënë detaje se kur do të mbahet takimi i radhës mes Kurtit e Vuçiç, por ka thënë se opinioni do të njoftohet në kohë të përshtatshme.

“Do ta njoftojmë takimin e radhës të dialogut në një kohë të përshtatshme”, ka thënë shkurt Stano.

I pyetur për rezultatin e takimit të fundit, Peter Stano ka thënë se për këtë ka diskutuar i ngarkuari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *