Takimi me kongresmenët amerikanë, Basha publikon pamjet: Mirënjohës për mbështetjen e SHBA ndaj Shqipërisë! Duhet punuar për një të ardhme më të mirë








Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar një video nga takimi me delegacionin e Senatit dhe Kongresit amerikan ditën e sotme.

lulzimbasha

Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se PD është mirënjohëse për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në këto momente kritike.

Sipas tij, miqësia e veçantë që na bashkon është një shtysë për të punuar më ngushtëme SHBA-në për një të ardhme më të mirë.

Postimi i Lulzim Bashës:

Partia Demokratike është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e paçmueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Shqipërisë në momentet më kritike të historisë tonë. Miqësia e veçantë që na bashkon është një shtysë për të punuar më fortë dhe më ngushtë për t’i dhënë Shqipërisë një të ardhme më të mirë

Kryedemokrati Lulzim Basha priti sot në takim 4 kongresmenë amerikanë ku pas takimit dha dhe një prononcim për mediat.

I pyetur nëse ai kërkoi shpjegime për Berishën dhe shpalljen e tij non-grata, kryedemokrati tha se PD nuk do të jetë avokati i askujt.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *