Takimi me Ramën në Prishtinë, Presidentja Osmani: Forcimi i bashkëpunimit mes vendeve, në të mirë të qytetarëve tanë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur pas takimit që ka kryer me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Prishtinë se kanë diskutuar për proceset e ardhshme në axhendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit

”Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam sot proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit“, shkroi Osmani në rrjetet sociale.

Po ashtu ajo është shprehur edhe në lidhje me raportet mes dy shteteve, duke thënë se “forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike“.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts