Takimi me Vuçiç në Bruksel, Albin Kurti: Jemi duke përgatitur një padi ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë konferencës për media, pas takimit me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se janë duke punuar në ngritjen e një padia kundër Serbisë.

Kurti tha se për këtë ka kërkuar dhe ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa i gjithë procesi sipas tij, do të kushtojë disa kohë.

“Kemi filluar me padinë ndaj Serbisë. Kemi kërkuar nga partnerët tanë ndërkombëtar që të na ndihmojnë për ta bërë gati padinë. Do të marr kohë përgatitja e kësaj padie.

Sakaq, Kurti tha se në dialogun me Serbinë janë duke i trajtuar çështjet në thelb të saj.

Ai shtoi se dialogu nuk do të jetë i lehtë, por nënvizoi se nuk është pesimist për këtë dialog.

“Kam shpresë se nëse i diskutojmë qysh në fillim sinqerisht dhe seriozisht çështjet kryesore me siguri që nuk ka vend për skepticizëm. A do të jetë vështirë sigurisht që do të jetë, nuk jam pesimist, pasi po i trajtomë gjërat qysh në thelbin e tyre. Serbia nuk e pranon Kosovën dhe Kosovës nuk e pranon Serbinë dhe kjo gjë nuk do të ndryshoj”, përmbylli Kurti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *