Takimi në Bruksel/ Kurti dhe Stoltenberg në konferencë të përbashkët, kreu i Kosovës: Ne duam një rajon të qetë…

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kanë dalë në një konferencë të përbashkët ditën e sotme pas takimit të  zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Bruksel.

Gjatë fjalës së tij Kurti tha se Kosova kërkon një rajon të qetë dhe të ketë zhvillim ekonomik.

Pjesë nga deklarata e përbashkët e Kurtit dhe Stoltenberg:

Albin Kurti: Qeveria ime dhe unë jemi të vendosur që të sigurojmë që politikat të jenë në linjë me linjat euroatlantike. Dua të shpreh vlerësimin më të lartë për NATO, një kontribut të madh për lirinë dhe ndërtimin e infrastrukturës gjatë luftës dhe sigurinë e vendit tonë. Kosova i ndan principet dhe do një rajon sa më të qetë. Duam të kemi zhvillim ekonomik.

Jens Stoltenberg: NATO është në Kosovë me 4 mijë trupa ushtria më e madhe jashtë aleancës. Jemi të vendosur që do të përmbushim mandatin e OKB-së. Trupa të trajnuar të udhëhequra mirë, vetëm prania e tyre ndihmon në deskalimin, kur është e nevojshme mund të zbarkojmë e rrisim praninë tonë. Mund të rrisim sërish prezencën.

VIJON…

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.