TAKIMI NË TIRANË/ Gazetari e provokon me pyetjen, Vuçiç i përgjigjet: Së shpejti do mësoj gjuhën shqipe (VIDEO)









Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar gjatë konferencës së sotme për mediat në takimin e “Ballkanit të Hapur” se ai do të mësojë gjuhën shqipe.

Këtë deklaratë Vuçiç e bëri pasi iu drejtua një prej gazetarëve të Maqedonisë së Veriut se nëse e donte përgjigjen në anglisht apo në serbisht, ky i fundit iu kthye duke i thënë se mund të përgjigjej edhe në shqip. Në përgjigjen e tij Vuçiç tha se ai nuk di Shqip, por do ta mësojë shpejt.

PJESË NGA BISEDA:

Gazetari: Serbia ka hapur 4 kapitujt. Mali i Zi ka publikuar metodologjinë e re. Maqedonia dhe Shqipëria presin ende për shkak të dështimit të BE që të çelë negociatat. A mendoni se shpejtësitë e ndryshme të integrimit do të kenë efekt në këto nisma kontruktivë?

Vuçiç: Doni t’ju përgjigjem në anglisht apo në serbisht?

Gazetari: Përgjigjuni në shqip.

Vuçiç: Për fat të keq nuk flas dot shqip, më duhet ta mësoj.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.