Takoi ministrin e prekur nga COVID/ Pasi fotografohet në bar, kryeministrja e Finlandës kërkon falje: Duhet të isha treguar më e matur

Kryeministrja e Finlandës, Sana Marin po përballet me kritika të forta pasi kishte zgjedhur të kalojë mbrëmjen në një bar në një situatë kur më parë kishte pasur kontakt me ministrin e Jashtëm, Peka Havisto.

Kritikat kanë ardhur menjëherë pasi ky i fundit kishte rezultuar pozitivë me koronavirus.

Sana Marin, u detyrua të kërkonte falje për këtë veprim të saj, pasi fotografitë u bënë publike nga një revistë.

“Duhet të isha treguar më e matur dhe të respektoja udhëzimet që më ishin dhënë. Më vjen për këtë situatë të shkaktuar”, është shprehur ajo.

Gjithashtu një reagim të ashpër ka mbajtur edhe opozita e cila bëri thirrje që të izolohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.