“Taksa e sheshtë, premtim skandaloz”- Rama me gratë artizane: Ky gomari këtu mund të ketë shumë arsye për të mos e dashur ama drutë i çon në vend! Kur mos t’i mbaj dot do them ndalo se…

Kryeministri Edi Rama në një takim me gratë artizane në pazarin e Krujës, teksa i ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë në 25 prill ‘taksën zero për biznesin e vogël”, nuk i ka kursyer edhe batutat.

Rama tha se qytetarët ‘e duan apo nuk e duan’ atë duhet të votojnë në 25 prill ‘gomarin që i çon drutë në vend dhe jo atë që i lë rrugës se e zë gjumi’.

Kryeministri thotë se qytetarët duhet të mendojnë për veten e tyre dhe pagën e tyre, sepse me taksën e sheshtë që premton kryedemokrati Basha, sipas tij biznesi vogël taksohet më shumë.

Rama: I them të gjithë atyre që merren me biznes të vogël, që me 25 prill duhet të mbrojnë taksën zero se premtimi i tyre është skandaloz, për të fut taksën e sheshtë prapë dhe për të marrë në  qafë gjithë të vegjlit. Kush fiton më pak e ha më shumë me taksën e sheshtë. Duhet të mbrohet taksa zero, ne e kemi futur në planin e veprimit që sa i takon PS-së biznesi i vogël do ta ketë zero taksën e TVSH deri në 2029.

Këtu bëhet dallimi. Mund të jesh demokrat e të jesh me shnet dhe me jetë, mund të mos e duash Ramën, mos e duaj fare, fik televizorin kur del në televizor.

Është  shumë e thjeshtë se kur e merr gamorin me ngarku dru nuk e sheh nga ngjyra, por thua kush i ka këmbët më të forta. Nuk merr gamor që fle gjumë për të ngarku dru se nuk të çohet. Kështu që gjithë ky gamor këtu mund të ketë shumë arsye për të mos dashur me e pa me sy ama drutë i merr dhe i çon, jo pak po e sigurtë. Për të mbajt ngarkesa me ndihmën e zotit edhe me mbështetjen e gruas sime që e kam gjysmë nga Kruja i mbaj ngarkesat, kur të mos i mbaj dot do them stop ndaloje, gjej ndonjë gamor tjetër se unë deri këtu isha.

Rri merru jo me PD jo me PS, ç’punë ke. Ti shih gamorin, kush t’i çon drutë në krahun tjetër. Gamorin nuk je i detyrum as me e dash, as me e bo dhondërr, leje aty te pema, lidhë, për të hëngër nuk ka nevojë, mjafton ta lësh cik rehat mos e ngarko edhe e gjen vetë. 

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *