Taksistët në Spanjë protestojnë kundër rritjes së çmimeve

14:58 28/03/2022

Shoferët hodhën poshtë paketën 500 milionë Euro të qeverisë pasi e cilësuan si të pamjaftueshme për t’i kompensuar

Qindra shoferë taksie organizuan një protestë në qendër të Barcelonës duke u bërë grupi i fundit që proteston kundër rritjes së çmimeve të karburantit në Spanjë. Ata shprehën pakënaqësinë e tyre duke bllokuar portet dhe disa rrugë.

Tre shoqata kryesore të transportit iu bashkuan grevës pasi qeveria propozoi një paketë ndihme prej 500 milionë Euro të cilën shoferët e hodhën poshtë si jo të mjaftueshme për të kompensuar çmimin në rritje të naftës.

“Ne i kërkojmë qeverisë ndihmë direkte për sektorin, veçanërisht për të lehtësuar rritjen e çmimit të karburanteve. Si? Ndihma direkte për të zbutur diferencën e çmimeve që kemi marrë muajt e fundit, në mënyrë që të jemi në një situatë më të arsyeshme, veçanërisht pas kësaj rritjeje të frikshme në 3-4 muajve të fundit”.

Kostot e larta të energjisë, të përkeqësuara nga lufta në Ukrainë, kanë çuar në rritjen e përgjithshme të çmimeve, duke ngadalësuar rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë e duke gjeneruar pakënaqësi sociale në shumë vende.

Disa kompani kanë ndërprerë pjesërisht prodhimin për shkak të mungesës së lëndëve të para dhe të drejtuesve për të shpërndarë produktet. Prodhuesi kryesor spanjoll i makaronave dhe bukës, “Gallo”, paralajmëroi se do të ndalonte prodhimin nëse konflikti nuk zgjidhej brenda 48 orëve.

Duke pranuar mungesat e disa produkteve, shitësit me pakicë thanë se furnizimet ushqimore ishin të garantuara dhe u kërkuan konsumatorëve që të përfshiheshin nga paniku.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.