Talebanët bëjnë vizitën e parë në Turqi, takohen me ministrin Çavushoglu

22:12 14/10/2021

Talebanët që kanë marrë drejtimin e qeverisë në Afganistan kanë realizuar vizitën e parë zyrtare në Turqi. Në Ankara mbërriti një delegacion afgan që kryesohej nga ministri i Jashtëm Emir Mutaki. Ata u pritën nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Çavushoglu. Në bisedime u ngritën çështje të tilla si përmirësimi i marrëdhënieve, tregtia, emigracioni, transporti ajror.

Delegacioni i talebanëve nga Afganistani u larguan nga aeroporti i Ankarasë me një automjet që i priste. Në dalje ata përshëndetën gazetarët që ndodheshin aty, por nuk bënë asnjë deklaratë.

Nuk ka informacion nëse ky delegacion do të ketë takim edhe me Presidentin turk, Erdogan.

Por në një fjalim të fundit në një samit të G20, Erdogan kishte bërë thirrje për njohjen sa më parë të realitetit të ri në Afganistan dhe për të mbajtur kanale të hapura komunikimi me talebanët. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *