Talebanët dënojnë vrasjet me dron të SHBA kundër ISIS: Sulm i qartë në territorin afgan

Talebanët kanë befasuar duke dënuar sulmin me dron të SHBA kundër ISIS. Sipas zëdhënësit Zabihullah Mujahid sulmi ishte qartazi në territorin afgan.

Ndërkohë ai shtoi se në orët në vijim me largimin e trupave të huaja, talebanët do të marrin kontrollin e plotë të aeroportit.

Qeveria e re gjithashtu do të krijohet teksa mësohet se janë zgjedhur dhe pritet vetëm të shpallen.

SHBA ditën e sotme shënjestroi dy figura të larta të ISIS duke i eleminuar me pretendimin se po planifikonin një sulm terrorist. Dy ditë më parë ishte filiali afgan i ISIS, Shteti Islamik i Kharosan që kreu sulmin kamikaz terrorist jashtë aeroportit të Kabulit duke vrarë mbi 170 afganë, ushtarë amerikanë e britanikë si dhe plagosur mbi 200 të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *