Talebanët detyrojnë gratë të mbulohen në publik

23:35 07/05/2022

Udhëheqesi suprem firmos dekretin, në rast se nuk respektohet do të ndëshkohen burrat

Qeveria talibane e Afganistanit urdhëroi gratë të shtunën të mbulojnë plotësisht fytyrat në publik, një kthim të politikës së nënshtrimit e sundimit radikal dhe një përshkallëzim i kufizimeve që po shkaktojnë zemërim brenda dhe jashtë vendit.

Një dekret nga udhëheqësi suprem i talibanëve, Haibatullah Akhundzada, tha se nëse një grua nuk do të mbulojë fytyrën jashtë shtëpisë, babai i saj ose i afërmi i saj mashkull do të ndalohej nga policia dhe do të përballej me burgim ose shkarkim nga puna në administratën shtetërore.

“Emirati Islamik dëshiron që të gjithë vëllezërit dhe motrat tona në Afganistan të kenë një jetë të sigurt, të lumtur dhe dinjitoze,” tha Mohammad Khalid Hanifi, ministër për Përhapjen e Virtytit dhe Parandalimin e Veseve gjatë një konference për shtyp në kryeqytetin Kabul.

Mbulimi ideal i fytyrës duhet të bëhet me burka blu, e cila ka qenë e detyrueshme për gratë në publik gjatë edhe gjatë sundimit të mëparshëm të talibanëvegjaët viteve 1996-2001, thuhet në një njoftim.

Shumica e grave në Afganistan mbulohen me shami për arsye fetare, por shumë prej tyre në zonat urbane, si Kabuli për shembull, nuk e mbulojnë fytyrën.

Talibanët janë përballur me kritika të forta nga qeveritë perëndimore, por edhe nga disa studiues fetarë dhe kombe islame, për kufizimin e të drejtave të grave, duke përfshirë mbylljen e shkollave të mesme të vajzave.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë shkurtuar ndihmën dhe kanë sanksionuar sistemin bankar, duke e shtyrë Afganistanin drejt shkatërrimit ekonomik.

Talibanët thonë se kanë ndryshuar që nga sundimi i kaluar, por muajt e fundit ata kanë shtuar kufizimet për gratë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.