Talebanët ekzekutojnë me prerje koke një volejbolliste?

19:20 21/10/2021

Akuzat hidhen nga trajnerja të paqarta rrethanat e ekzekutimit

Edhe pse po përpiqen të krijojnë imazhin e një force të moderuar pas kthimit për së dyti në pushtet në Afganistan, talebanët nuk heqin dorë nga praktikat çnjerëzore të ndëshkimit.

Viktimë e ndëshkimit ka rënë një lojtare 18-vjeçare volejbolli, Mahxhabin Hakimi, pjesë e ekipit bashkisë së Kabulit. Trajnerja e saj tha për versionin në persisht të medias britanike Independent, se ajo ishte ekzekutuar nga militantët talebanë me prerje koke më herët gjatë këtij muaji. Dyshohet se kjo është një foto e saj e publikuar në rrjetet sociale nga vetë talebanët pas ekzekutimit.

Megjithatë, të dhënat që qarkullojnë janë kontradiktore. Burime pranë talebanëve thonë se ajo nuk është ekzekutuar nga militantët e tyre, por ka humbur jetën nga plagët gjatë një zënke në Gusht, para se talebanët të merrnin zyrtarisht pushtetin. Të tjera të dhëna thonë se ajo është vetëvrarë.

Lajmi publikohet teksa në Moskë zhvillohet një samit për njohjen ndërkombëtare të qeverisë së talebanëve, ku Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar të marrin pjesë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *