Talebanët formuan qeverinë e re, reagon Erdogan: Nuk e dimë se sa do të zgjasë, duhet ta monitorojmë nga afër

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar pas formimit të qeverisë së re të Afganistanit nga talebanët duke thënë se do të monitorojë nga afër përparimin e saj.
Erdogan theksoi se ai nuk e di se sa do të zgjasë përbërja aktuale e qeverisë, e cila u prezantua më herët sot.

” Siç e dini, është e vështirë ta quash atë të përhershëm për momentin, por është shpallur një qeveri e përkohshme.Ne nuk e dimë sa do të zgjasë kjo qeveri e përkohshme. “Ajo që duhet të bëjmë është ta shikojmë nga afër këtë proces “- tha udhëheqësi turk në një konferencë shtypi të përbashkët me Presidentin e Republikës Demokratike të Kongos Felix Cisekendi, i cili po bën një vizitë zyrtare në Turqi.

Tre javë pas marrjes së pushtetit në Afganistan , talebanët sot zbuluan një pjesë të qeverisë së tyre të ardhshme, e cila do të udhëhiqet nga Mohammad Hassan Ahud.
Të hënën, talebanët morën kontrollin mbi të gjithë territorin afgan , duke pretenduar se kishin fituar betejën vendimtare në Luginën Panjsir, bastioni i fundit i rezistencës ndaj regjimit të tyre.
Turqia është në bisedime me talebanët në Kabul , ku ka ende një prani diplomatike, me kushtet sipas të cilave mund të ndihmojë rihapjen e aeroportit të kryeqytetit afgan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.