Talebanët “gjueti” për bashkëpunuesit e SHBA dhe NATO

22:10 19/08/2021

Dokumenti i OKB: Më të rrezikuarit punonjësit e policisë dhe ushtrisë

Një dokument i OKB thotë se talebanët po intensifikojnë gjuetinë e tyre për njerëzit që punuan dhe bashkëpunuan me forcat e NATO -s dhe SHBA. Dokumenti konfidencial u prodhua nga Qendra Norvegjeze për Analizat Globale, e cila i siguron OKB -së informacione të inteligjencës.

Talibanët po arrestojnë, kërcënojnë ose vrasin anëtarët e familjeve të individëve të synuar, nëse ata nuk i dorëzohen talebanëve,” shkruhet nw dokument.

Talibanët kanë kryer harta paraprake të individëve para se të merrnin nën kontroll të gjitha qytetet e mëdha. Sipas raportit, talebanët po rekrutojnë rrjete të reja informuese për të bashkëpunuar me regjimin e ri. Më të rrezikuar thuhet se janë punonjësit në Polici, ushtrisë e hetuesit.

Duke instaluar regjimin e ri, talebanët po zgjerojnë mjetet e tyre informuese teksa në të shkuarën kanë treguar se me ligjet e tyre ekstremiste dhe regjimet barbare kanë shkaktuar shumë dëme ndaj qytetarëve deri në krime të rënda.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *