Talebanët hyjnë në Kabul, arratiset nga Afganistani Presidenti Ashraf Ghani

21:38 15/08/2021

Talebanët hyjnë në pallatin presidencial të Kabulit. Pas 20 vitesh, talebanët janë në kontroll dhe ushtria për të cilën SHBA shpenzoi miliarda është shkrirë.

Nuk u deshën as e 3 muaj, as 6 e as 1 vit për të marrë kryeqytetin e Kabulit, siç përllogariste raporti konfidencial i Shtëpisë së Bardhë. Ekstremistët sunitë kane kontrollin e kryeqytetit afgan, që sot ka qenë në kaos.

Ata hynë në lagjet periferike, ndërsa banorët thonë se kanë dëgjuar të shtëna armësh në të katër anët e kryeqytetit. Militantët ekstremistë islamikë janë përballur me rezistencë tepër të ulët dhe Kabuli është dorëzuar shpejt.

Presidenti i Afganistanin, Ashraf Ghani u arratis menjëherë drejt Taxhikistanit. Atyre që e konsideruan këtë ikje të tij si tradhti, ai u përgjigj se e bëri për të shmangur gjakderdhjen.

Por vete krerët e talebanëve kanë bërë thirrje për shmangien e përplasjes së armatosur, ndërsa kanë lënë të hapura korridoret për largimin e të gjithë banorëve që nuk duan të qëndrojnë. Kjo ka sjellë largime masiv nga qyteti.

Më herët, trupat speciale të ushtrisë amerikane evakuuan stafin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kabul. Gjatë gjithë ditës, mbi qytet kane fluturuar helikopterët që kryejnë evakuimet.

Gjatë orëve të fundit, Xhelalabadi dhe Mazari Sharifi, dy kryeqendra të tjera rajonale ranë në duart e militantëve ekstremistë. Kabuli ishte qendra e fundit qe ra ne duart e talebanëve. Në pak javë pas tërheqjes së trupave amerikane, ata morën kontrollin e gati 70% të vendit. Luftimet e deritanishme u kanë marrë jetën mijëra civilëve.

Ekspertët thonë se vendi do të kthehet çerek shekulli pas në kohë, kur së bashku me Al Kaedën, talebanët vendosën në Afganistan regjimin më të ashpër islamik që ka njohur bota në epokën modern. Me vendosjen e Sheriatit do te rinisin te aplikohen metoda mesjetare ndëshkimesh për çështje morali, me prerje koke apo gjymtyrësh.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *