Talebanët kërkojnë largimin e ushtarëve të huaj

21:40 05/07/2021

1000 ushtarë amerikanë mund të qëndrojnë në Afganistan për të mbrojtur misionet diplomatike

Çdo trupë e huaj e lënë në Afganistan pas afatit të tërheqjes në Shtator do të jetë në rrezik. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë talebanët për rrjetin televiziv “BBC”.

Kjo vjen mes raporteve se 1.000 trupa amerikanë mund të qëndrojnë në tokë për të mbrojtur misionet diplomatike dhe aeroportin ndërkombëtar të Kabulit. Misioni ushtarak 20-vjeçar i NATO-s në Afganistan ka mbaruar. Por dhuna në vend vazhdon të rritet, me talebanët që marrin më shumë territor.

Sipas një marrëveshjeje me grupin militant, SHBA dhe aleatët e saj të NATO-s ranë dakord të tërhiqnin të gjitha trupat në këmbim të një angazhimi nga talebanët për të mos lejuar që Al-Kaeda ose ndonjë grup tjetër ekstremist të veprojë në zonat që ata kontrollojnë.

Ndërsa forcat afgane përgatiten të marrin përsipër përgjegjësinë e sigurisë, shqetësimi po rritet për të ardhmen e Kabulit. Zëdhënësi i Talebanëve Suhail Shaheen tha se kapja e Kabulit ushtarakisht nuk ishte politikë e talebanëve. Duke folur për “BBC” nga zyra e grupit në Katar, ai tha se asnjë forcë e huaj  përfshirë kontraktorët ushtarakë  nuk duhet të qëndronin në qytet pasi tërheqja të përfundonte.

Talebanët kanë pushtuar një zonë tjetër në provincën jugore Kandahar. Militantët tani kontrollojnë rreth një të katërtën e gati 400 rretheve të vendit. Presidenti afgan Ashraf Ghani, ndërkohë, këmbëngul se forcat e sigurimit të vendit janë plotësisht të afta të mbajnë larg kryengritësit, por shumë besojnë se tërheqja rrezikon ta kthejë vendin përsëri në kthetrat e talibanëve.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *