Talebanët kërkojnë rifillimin e fluturimeve

[embedded content]

23:22 26/09/2021

Ministria e Jashtme: Të gjithë problemet në aeroport janë zgjidhur, le të vijnë të gjithë si më parë

Ministria e Jashtme e talebanëve në një njoftim të fundit është shprehur se duhet të rifillojnë fluturimet ndërkombëtare drejt dhe nga Afganistani.

Abdul Balkhi, zëdhënësi i sapoemëruar në këtë institucion shkruan në një postim në rrjetet sociale se janë zgjidhur problemet në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit.

Aeroporti është plotësisht operacional për fluturimet vendase dhe ndërkombëtare. Emirati Islamik i Afganistanit siguron të gjitha linjat ajrore për bashkëpunimin e saj të plotë dhe pret që të gjitha linjat ajrore dhe vendet që kishin fluturuar më parë në Kabul të rifillojnë fluturimet e tyre si më parë”, thuhet në deklaratë.

Talebanët morën pushtetin në 15 Gusht në Afganistan, ndërkohë që trupat ndërkombëtare po tërhiqeshin nga vendi.

Kjo solli që të gjitha fluturimet komerciale u ndërprenë dhe dhjetëra mijëra afganë që kishin frikë nga hakmarrja e talebanëve u evakuuan nga aeroporti i Kabulit me aeroplanë ushtarakë.

Fluturimi i parë ndërkombëtar u ngrit nga aeroporti, i kontrolluar nga talebanët, në fillim të Shtatorit, pasi ekipet teknike të Katarit dhe Turqisë filluan të angazhoheshin për funksionin kryesisht për evakuimin e atyre shtetasve të huaj që ishin lënë në Afganistan.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *