Talebanët lejojnë evakuimet nga vendi

1233372869

15:41 18/08/2021

Mbetet kaotike situata në aeroportin e Kabulit

Talebanët garantojnë evakuime të sigurta nga aeroporti i Kabulit. Shtëpia e Bardhë njoftoi se 11 mijë shtetasit amerikanë që ndodhen aktualisht në vend, ku përfshihen diplomatë dhe kontraktorë do të largohen të sigurtë, pasi zyrtarët amerikanë kanë marrë garanci se ata nuk do të preken nga militantët që kanë marrë kontrollin e gjithë vendit.

Evakuimet vazhdojnë edhe për stafet diplomatike të shteteve të tjera perëndimore. Sakaq, talebanët thonë se të lirë për të ikur nga vendi përmes aeroportit të Kabulit janë edhe shtetasit afganë.

Afganët në radhë për të ikur në aeroport vazhdojnë të jenë të shumtë, siç duket edhe në këtë xhirim amator. Kaosi i shkaktuar nga dyndja e personave që duan të ikin vijon të rrethojë aeroportin e kryeqytetit, aq sa shpesh talebanët përdorin armët për të mbajtur situatën nën kontroll.

Në një tjetër video shfaqen vajza që qajnë të dëshpëruara, duke u kërkuar trupave amerikane që kujdesen për evakuimin e diplomatëve amerikanë, t’i marrin me vete.

Pavarësisht frikës që ka ngjallur sundimi i talebanëve, grupe aktivistesh edhe pse jo të shumta në numër, dolën për të protestuar në mbështetje të të drejtave të grave. Edhe pse zëdhënësit e talebanëve thanë se të drejtat e tyre do të respektohen sipas Sheriatit, aktivistet thonë se nuk u besojnë ekstremistëve islamikë dhe se i druhen fushatës së spastrimit të tyre nga vendet e punës.

Metodat mesjetare të ndëshkimit, talebanët nuk i kanë harruar. Në këtë video shfaqet një grabitës që pasi është dhunuar nga militantët, është shfaqur në publik për t’u poshtëruar. Në të tjera pamje, militantët shfaqen të armatosur edhe me armë të kalibrit të rënde, për të vënë rregull mes turmave.

E tashmë që pritet të nisin negociatat për qeveri gjithëpërfshirëse, në Kandahar u prit si hero udhëheqësi politik i talebanëve Mullah Baradar, i cili u rikthye nga Katari dhe pritet të ketë rolin e presidentit të vendit.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *