Talebanët lëshojnë dekretin për të drejtat e grave

19:20 03/12/2021

Sipas dekretit gratë nuk janë pronë dhe duhet të japin pëlqimin për martesë

Qeveria talebane në Afganistan ka lëshuar, një dekret për të drejtat e grave, sipas të cilit gratë nuk duhet të konsiderohen “prona” dhe duhet të japin pëlqimin e tyre për martesë. Por në dokument nuk flitet për aksesin në arsim dhe punë jashtë shtëpisë.

Talebanët janë nën presion nga komuniteti ndërkombëtar, i cili ka ngrirë fondet për Afganistanin, duke synuar që në këtë mënyrë të shtyjë grupin drejt respektimit të të drejtave të grave.

Gruaja nuk është pronë, por një qenie fisnike dhe e lirë. Askush nuk mund t’ia japë askujt në këmbim të paqes ose përfundimit të armiqësisë”, thuhet në dekretin e talibanëve të lëshuar nga zëdhënësi, Zabihillah Muhajid.

Ai përcakton rregullat që rregullojnë martesën dhe pronën për gratë, duke thënë se gratë nuk duhet të detyrohen të martohen dhe të vejat duhet të kenë pjesë në pronën e burrit të tyre të ndjerë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.