Talebanët mbajnë konferencën e parë: Gratë do të respektojnë ligjin e Sheriatit, mediat duhet ta dinë që…!

AFGANISTAN

Talebanët kanë mbajtur sot konferencën e parë për shtyp, pas marrjes së pushtetit në Afganistan.

Zëdhënësi i talebanëve ka bërë të ditura rregullat e reja në vend, nën pushtetin e tyre, duke u ndalur kryesisht te gratë dhe mediat.

Lidhur me këto, talebanët kanë deklaruar se gratë mund të punojnë në edukim dhe shëndetësi, por do të duhet të respektojnë ligjin e Sheriatit, ndërsa mediat “duhet të jenë të paanshëm dhe asgjë tek ata nuk duhet të jetë kundër vlerave të islamit”.

“Plani ynë ka qenë që të ndalemi para Kabulit, pasi që të marrin në kontroll provinca tjera, për fat të keq qeveria e mëparshme ka qenë aq jo kompetente sa që forcat e saj nuk kanë mundur të ofrojnë siguri në Kabul, dhe për këtë jemi detyruar të futemi. Kanë dashur të futen nëpër shtëpi, të keqtrajtojnë njerëzit dhe të vjedhin – për këtë jemi futur në Kabul, për tu siguruar që Kabuli do të jetë një qytet i sigurtë”, ka thënë zëdhënësi i talebanëve në një konferencë për media.

“Pas 20 viteve luftë, kemi emancipuar vendin dhe kemi përzënë të huajt. Ky është një moment krenarie për tërë vendin. Respektojmë të gjitha të drejtat e grave duke u bazuar në ligjin e Sheriatit. Gratë mund të punojnë në edukim dhe shëndetësi. E nëse bashkësia ndërkombëtare brengoset, le ta dinë se gratë tona do t’i kenë të gjitha të drejtat në kuadër të Sheriatit. Gratë tona janë myslimane dhe duhet respektuar ligjin e Sheriatit”, ka shtuar ai.

Më tej, zëdhënësi taleban ka deklaruar se “Kur bëhet fjalë për aktivitetet e mediave, duhet ta dinë që mediat duhet të jenë të paanshëm dhe asgjë tek ata nuk duhet të jetë kundër vlerave të islamit, që për ne kanë shumë rëndësi. Mediat nuk do të duhet të punonin kundër unitetit kombëtar, nuk do të duhej të promovonin ndarjet, do të duhej të punonin në unifikimin e vendit. Duam të sigurojmë të gjithë që në Afganistan nuk po luftohet më. Kemi falur të gjithë ata që kanë luftuar kundër nesh. Nuk duam kurrfarë armiq qoftë të brendshëm ashtu edhe të jashtëm”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *