Talebanët mund të marrin Kabulin brenda 90 ditësh

20:30 12/08/2021

Më 31 Gusht, data e fundit e tërheqjes së trupave amerikane

Sipas inteligjencës amerikane, talebanët mund ta marrin nën kontroll Kabulin brenda 90 ditësh. Shpejtësia e përparimit të talebanëve ka ndezur akuza të shumta lidhur me vendimin e Presidentit amerikan Joe Biden për të tërhequr trupat amerikane dhe për të lënë qeverinë afgane të luftojë vetëm.

Sipas inteligjencës amerikane talibanët mund të izolojnë kryeqytetin e Afganistanit, Kabulin në 30 ditë dhe potencialisht ta marrin atë nën kontroll brenda 90 ditësh .

Këta të fundit kanë marrë kontrollin e tetë kryeqyteteve provinciale në gjashtë ditë, një ritëm ky që ka habitur zyrtarët amerikanë.

Forcat talebane tani kontrollojnë 65% të Afganistanit dhe kanë marrë ose kërcënuar se do të marrin 11 kryeqytete. Deri muajin e kaluar, vlerësimet e inteligjencës amerikane paralajmëruan se qeveria afgane mund të bjerë në vetëm gjashtë muaj.

Kryengritësit talibanë morën nën kontroll aeroportet në provincat afgane të Farahut dhe Kunduzit, në një kohë kur forcat amerikane përmbyllin tërheqjen nga Afganistani që pritet të përfundojë në fund të Gushtit.

Presidenti amerikan Biden më herët deklaroi se nuk ishte penduar për vendimin e tij për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani pas më shumë se 20 vitesh, duke thënë se trupat afgane janë më të shumtë se talebanët dhe se ata  duhet të luftojnë për të mbrojtur vendin e tyre.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *