Talebanët nisin negociatat për krijimin e qeverisë së re

11:17 17/08/2021

Udhëheqësi i lartë i talebanëve, Amir Khan Muttaqi, mësohet se ka nisur negociatat me udhëheqjen politike të Kabulit, përfshirë Abdullah Abdullahun, i cili dikur kryesonte këshillin negociator të vendit dhe ish-presidentin, Hamid Karzai.

Muttaqi ishte një ministër i arsimit të lartë kur talebanët sunduan për herë të fundit dhe mësohet se ka nisur kontaktet me udhëheqësit politikë afganë edhe para se Presidenti Afgan Ashraf Ghani të largohej fshehurazi nga Pallati Presidencial, duke lënë qytetin në mëshirë të fatit.

Mësohet se bisedimet po zhvillohen për të krijuar një qeveri të re, ku në të do të bëjnë pjesë dhe udhëheqës që nuk vijnë nga radhët e talebanëve dhe do të njihet si një qeveri gjithëpërfshirëse.

Ndërkohë sipas mediave ndërkombëtare bëhet me dije se talebanët kanë shpallur një amnisti dhe u kanë bërë thirrje të gjithë udhëheqësve që të rikthehen në detyrë, pasi nuk do të sulmohet askush prej tyre./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *