Talebanët nisin negociatat për qeverinë e re

18:40 22/08/2021

Cilët janë bashkëpunëtorët dhe kundërshtarët e tyre

Këto foto janë dëshmi e takimit të parë që talebanët zhvillojnë për krijimin e një qeverie gjithpërfshirëse në Afganistan. Personi që bie në sy menjëherë është ish-Presidenti afgan Hamid Karzai, një politikan i pavarur, mbështetës i vlerave liberale, i shoqëruar nga zyrtari i lartë për paqen Abudullah Abdullah. Pjesëmarrësit e tjerë janë të gjithë përfaqësues të grupit Hakani, bashkëthemelues të lëvizjes talebane.

Ata drejtohen nga Siraxhudin Hakani, i biri i Xhelaludin Hakanit, ndër militantëve kryesorë që luftuan kundër ushtrisë ruse në vitet ’80 por që u vra nga amerikanët në 2018-ën pranë kufirit me Pakistanin.

Xhelaludini konsiderohej ndër drejtuesit më gjakatarë të talebanëve, organizator i sulmeve të përgjakshme me mijëra viktima gjatë 20-vjeçarit të qëndrimit të ushtrisë amerikane në Afganistan. Grupi i Hakanëve është pika kryesore e kontaktit mes talebanëve dhe Pakistanit, ndër vendet kryesore që i mbështet.

Kundërshtari kryesor i talebanëve aktualisht është Ahmad Masud, i cili ka nën kontroll luginën e Panxhshirit, 146 kilometra në verilindje të Kabulit, ndër zonat e pakta që ende nuk ka rënë nën kontrollin e talebanëve.

Edhe gjatë sundimit të parë të talebanëve mes viteve 1996 – 2001, kjo provincë ka qenë ndër bastionet e rezistencës kundër tyre. Grupi i Masudit premton ofensive kundër talebanëve. Grupi i tij i themeluar nga babai Ahmad Masud ka luftuar edhe kundër rusëve.

Në luginën e Panxhshirit është strehuar edhe zv/Presidenti Amrullah Saleh, zëvendësi i Ashraf Ganit. 49-vjeçari konsiderohet si një prej lidërve të rezistencës kundër regjimit të ri të talebanëve, i cili gjatë 20-viteve të fundit ka qenë informator i rëndësishëm i CIA-s dhe ushtrisë amerikane në Afganistan.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *