Talebanët nisin negociatat për tranzicionin e pushtetit: Amnisti për punonjësit shtetëror, po punojmë për të formuar një qeveri gjithëpërfshirëse

Udhëheqësi i talebanëve Amir Khan Muttaqi ndodhet në Kabul, për të negociuar me politikanë të tjerë, formimin e një qeverie të re gjithëpërfshirëse.

Gjithashtu, kreu i talebanëve premtoi amnisti për zyrtarët shtetërorë, duke thënë se ata duhet të kthehen në punë.

“Është shpallur amnisti për të gjithë, kështu që rifilloni stilin tuaj të jetës me besim të plotë”, kanë thënë talebanët në një deklaratë.

Muttaqi, është duke negociuar për qeverinë e re me politikanë të tjerë të vendit, përfshirë dhe ish-kreun e pajtimit kombëtar Abdullah Abdullah dhe ish-presidentin Hamid Karzai.

Qëllimi sipas mediave të huaja është që të krijohet një ekip i zgjeruar ku përfshihen edhe lider të tjerë që nuk janë të lidhur me talebanët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *