Talebanët paralajmërojnë berberët afganë

10:07 27/09/2021

Talebanët kanë ndaluar berberët në provincën Helmand të Afganistanit të shkurtojnë ose heqin mjekrën me pretendimin se bie në kundërshtim me ligjin islamik.

Gjatë pjesës së parë të pushtimit taleban nga 1996 deri në 2001, islamistët detyruan burrat të zbatonin këtë rregull që ishte një nga pikat kryesore të ligjit të Sheriatit.

Me marrjen e pushtetit muajin e kaluar, talebanët fuqizuan disa nga ligjet e harruara në Afganistan, duke përhapur frikën në rikthimin e rreptë të qeverisjes.

Berberët në Kabul thanë për BBC se kanë marrë telefonata nga zyrtarët talebanë duke u thënë se do të dënohen nëse ndjekin modelet moderne amerikane, të cilat ishin ndër më të përhapurat  në Afganistan.

“Sallonet e bukurisë po bëhen një biznes i ndaluar. E kam bërë këtë punë për 15 vite, por mesa duket nuk do të jem në gjendje ta vazhdoj më,” tha një berber për BBC.

Urdhri i talebanëve ka ndikuar edhe në ata që nuk kanë marrë një njoftim zyrtar, siç ka ndodhur me sallonet në Heriatin Perëndimor.

Pavarësisht premtimeve për një formë më të butë të udhëheqjes, talebanët u janë rikthyer rregullave të rrepta, si mbulimi i grave dhe ndalimi strikt i studimeve me burrat. Dhe ligji mbi sallonet duket se po rikthen në udhëheqje talebanët e 1996. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *