Talebanët paralajmërojnë SHBA-në për “kundërveprim”

Talebanët kanë paralajmëruar SHBA-në për “kundërveprim”, të cilën e akuzojnë se ka shkelur marrëveshjen e arritur në vitin 2018 në Doha lidhur me tërheqjen e ushtarëve të saj nga vendi.

Në një deklaratë nga talebanët thuhet se SHBA-ja ka shkelur marrëveshjen e arritur në Doha duke mos tërhequr deri më 1 maj ushtarët e saj në Afganistani.

“Shkelja e marrëveshjes nga pala e SHBA-së ka hapur rrugën për veprim të talebanëve”, thuhet në deklaratën në të cilën theksohet se pritet vendimi që drejtuesit e talebanëve do të marrin për këtë çështje dhe se sipas kësaj do të veprohet.

Sipas marrëveshjes së arritur në vitin 2018 pas bisedimeve mes talebanëve dhe SHBA-së që zgjatën për muaj në kryeqytetin Doha të Katarit, të gjitha trupat e huaja duhet të largoheshin nga Afganistani deri më 1 maj.

Presidenti amerikan Joe Biden kishte deklaruar se të gjithë 2.500 ushtarët amerikanë që ndodhen në Afganistan do të tërhiqen deri më 11 shtator.

Sulm ndaj aeroportit të Kandaharit

Ndërkohë njoftohet se një sulm me raketë është kryer ndaj aeroportit të Kandaharit ku ndodhet baza ushtarake amerikane në jug të Afganistanit.

Zëdhënësi i forcave amerikane në Afganistan, koloneli Sonny Leggett tha se një sulm me raketë është kryer ndaj aeroportit të Kandaharit dhe se në sulm nuk është dëmtuar askush.

Ai shtoi se forcat amerikane i janë kundërpërgjigjur sulmit ndaj aeroportit të Kandaharit dhe se janë shkatërruar disa predha të raketave që ishin të gatshme për t’u lëshuar sërish ndaj aeroportit.

Ndërkohë sulmi nuk është marrë përsipër nga askush.

Talebanët në muajin prill kryen një sulm ndaj aeroportit të Kandaharit/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *