Talebanët pas tërheqjes së SHBA: Mësim për pushtuesit e tjerë

14:05 31/08/2021

Luftëtarët talebanë të forcave speciale Badri mbërrijnë në hyrjen kryesore të aeroportit në Kabul, më 31 gusht, duke qëlluar me armë në ajër nga gëzimi për të festuar kthimin në pushtet pas dy dekadash lufte që shkatërroi Afganistanin.

Pas luftës brutale 20-vjeçare, SHBA ka tërhequr 6000 trupat ushtarakë të hënën në orët e mbrëmjes duke i dhënë fund luftës që ka zvogëluar statusin e tyre si një superfuqi.

Tërheqja erdhi pak para përfundimit të afatit të përcaktuar nga Presidenti Joe Biden duke e konsideruar luftën më të gjatë në Amerikë, që mori jetën e 2400 anëtarëve të Ushtrisë Amerikane.

Presidenti do t’i drejtohet kombit të martën në Washington, pasi shumë e kritikuan të gabuar mënyrën e tij të tërheqjes së trupave amerikanë.

“Ne nuk mund të luftojmë luftëra të pafundme, por shtrirja dhe pasoja e dështimit të Biden është tronditëse,” tha senatori republikan Rick Scott.

Ndërsa anëtari i Kongresit Richard Hudson e cilësoi strategjinë e Biden si një turp të madh për qytetarët amerikanë.

Sekretari i shtetin amerikan, Antony Blinken tha se më pak se 200 qytetarë dhe aleatë janë lënë pas nën rrezikun e ndëshkimit taleban dhe me mijëra afganë që kanë punuar me qeverinë e mbështetur nga SHBA.

Këshilli i sigurimit i OKB ka miratuar një rezolutë të hënën, duke i kërkuar talebanëve të respektojnë angazhimin e largimit lirshëm të njerëzve nga Afganistani. Por, ata nuk ranë dakord në krijimin e një “zone të sigurt” në Kabul, siç ishte parashikuar nga Presidenti Francez Emmanuel Macron.

Pas fjalës së zëdhënësit të talebanëve, Zabihullah Mujahid që e cilësoi fitoren si një “mësim për pushtuesit e tjerë”, mbetet vetëm të shpresojmë se ata do e mbajnë fjalën e dhënë për një sundim më tolerant dhe më të lirë në krahasim me periudhën e tyre të parë në pushtet./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *