Talebanët po marrin kontrollin e Afganistanit

15:57 08/08/2021

Pushtojnë Kunduzin, bastionin e tregtisë së opiumit dhe heroinës

Me tërheqjen e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve perëndimorë nga Afganistani, talebanët po zhvillojnë një ofensivë të madhe për të shtrirë kontrollin e tyre në gjithë vendin.

Orët e fundit, ata morën kontrollin e Kunduzit, një ndër qytetet më të rëndësishme të veriut të vendit, teksa këto pamje tregojnë ndërtesat e administratës lokale që tashmë janë nën kontrollin e militantëve të tyre. Ofensiva e tyre është intensifikuar ditët e fundit, ku ata kanë marrë kontrollin e asaj që konsiderohet si kryeqendra e jugut, Zaranji, e shumë qytete të tjera. Aktualisht po luftohet për të marrë kontrollin e Heratit.

Me mijëra civilë po braktisin vendbanimet e tyre dhe u janë drejtuar kufijve të vendeve fqinjë, kryesisht Pakistanit. Me qindra janë po ashtu viktimat e luftimeve nga të dyja anët.

Marrja e Kunduzit u forcon atyre pozitat financiare, pasi bëhet fjalë për nyjen kryesore të transportit të opiumit dhe heroinës drejt vendeve të Azisë qendrore e më pas drejt Europës.

Nuk është e largët dita kur edhe kryeqyteti Kabul të bjerë në duart e ekstremistëve islamikë, teksa OKB ka bërë thirrje për reagim ndërkombëtar që kjo të mos ndodhë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *