Talebanët: Respektojmë gratë sipas ligjit islamik, falim afganët që kanë punuar për të huajt

18:59 17/08/2021

Talebanët organizuan këtë të martë konferencën e parë për shtyp që prej momentit që morën kontrollin e pushtetit në Afganistan. Zëdhënësi Zabihullah Mujahid tha se po punohet për krijimin e një qeverie, e cila do të bëhet publike në momentin që do të bëhet realitet.

“Pasi të vendoset qeveria do të vendosim se cilat ligje do të përfaqësojnë kombin. Më duhet të them vetëm një gjë, po punojmë seriozisht për krijimin e qeverisë dhe do të shpallet pasi të kompletohet. Të gjithë kufijtë i kemi nën kontroll”, deklaroi ai.

Zëdhënësi deklaroi se gratë do të jenë aktive në shoqërinë e tyre të re dhe se ato do të lejohet të punojnë brenda kornizave që ia lejon ligji islamik. Megjithatë, ai nuk e sqaroi se çfarë do të thotë në praktikë kjo gjë.

“Dua të siguroj komunitetin ndërkombëtar se nuk do të lëndojmë askënd. Nuk duam të kemi probleme të  tilla me komunitetin ndërkombëtar. Kemi të drejtën që të veprojmë sipas parimeve tona fetare. Vendet e tjera kanë qasje tjetër, rregulla dhe ligje të ndryshme. Afganët kanë të drejtën të kenë ligjet dhe rregullimet e veta në raport me vlerat që kanë. Ne do të respektojmë të drejtat e femrave brenda sistemit të ligjit islamik. Ato do të punojnë krah për krah me ne. Duam të sigurojmë komunitetin ndërkombëtar se nuk do të ketë diskriminime. Do të lejojmë femrat që të punojnë dhe të studiojnë brenda kornizave të ligjeve. Ato do të jenë shumë aktive në shoqëri brenda kornizave tona”, u shpreh ai.

Një çështje e rëndësishme dhe shumë e diskutueshme është se çfarë do të ndodhë me ata që kanë punuar me fuqitë e huaja, si përkthyesit apo punonjës të tjerë. Mujahid tha se talebanët nuk do të hakmerren ndaj askujt dhe se grupi i ka falur të gjithë për të mirën e stabilitetit dhe paqes në Afganistan.

Zëdhënësi taleban premtoi respekt për rolin e medias dhe nxiti që media private të jetë e lirë dhe e pavarur, por paralajmëroi që media të mos punojë kundër tyre. Kur u pyet në lidhje me strehimin që i janë bërë luftëtarëve të al-Qaeda, Mujahid tha se “Toka e Afganistanit nuk do të përdoret kundër askujt”.

Ai pretendoi se talebanët kishin planifikuar që ta ndalnin avancimin e tyre në portat e Kabulit që procesi i tranzicionit të kryhej me qetësi, por shtoi se ishin detyruar që të hynin në kryeqytet për të garantuar sigurinë e banorëve./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *