Talebanët s’do e kenë të lehtë, “Luanët e Panjshirit” tregojnë “dhëmbët”, nisin stërvitjet e sforcuara dhe bëhen gati për rezistencë (FOTO)

Trupat amerikane janë larguar nga Afganistani pas 20 vitesh lufte e qëndrimi atje. Tanimë, vendi është në duart e talebanëve dhe nga krahu tjetër, një grup rezistence, janë zotuar se do të vazhdojnë luftën për të sjellë në vend qetësinë dhe larguar pushtetarët e sapoardhur.

Të quajtur “Luanët e Panjshir” ata shihen duke u stërvitur në malet në afërsi të Kabulit. Në fotot e publikuara, shihen dhjetëra të rinj duke mbajtur trungje të mëdha drurësh mbi shpatull e nisin të stërviten.

Madje, ato e kanë përqendruar seancat dhe në ujë, e duke u sprovuar nga tortura të tjera. Javën e kaluar, pretendohet se talebanët kanë humbur një betejë ndaj forcave të rezistencës.

“Talebanët po përpiqeshin të sulmonin Panjshirin, por ne nuk i lejuam. Iu kundërpërgjigjëm dhe ata u larguan”, u shpreh një zëdhënës i frontit të rezistencës.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *