
17:36 07/09/2021
Talebanët kanë shpallur qeverinë e re të përkohshme e cila do të udhëhiqet nga një prej themeluesve të saj dhe si ministër i Brendshëm do të jetë një militant që kërkohet nga FBI-ja.
Qeveria do të udhëhiqet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund dhe zëvendës i tij do të jetë një nga bashkëthemeluesit e talebanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar.
“E dimë që populli po priste për një qeveri të re”, deklaroi zëdhënësi Zabihullah Muhajid.
Talebanët e morën kontrollin e vendit para 3 javësh. Shpallja e kabinetit të përkohshëm është një hap drejt formimit të qeverisë zyrtare të talebanëve.
Ministër i Brendshëm i përkohshëm është shpallur Sarajuddin Haqqani, i cili është kreu i një grupi militant i njohur si rrjeti Haqqani dhe që fshihet pas disa sulmeve vdekjeprurëse në vend përgjatë viteve të luftës.
Ky rrjet është shpallur si organizatë terroriste nga SHBA. Si ministër i përkohshëm i Mbrojtjes është vendosur Mullah Yaqoob ndërsa si ministër i Jashtëm, Khan Muttaqi./tvklan.al
Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al