Talebanët tregojnë forcën, paradë ushtarake në rrugët e qyteteve (VIDEO)

Qeveria talebane në Afganistan organizoi një paradë ushtarake me rastin e prezantimit të ushtrisë së re.

Një paradë ushtarake u mbajt në Kandahar, qyteti i dytë më i madh në shtet. Për qeverinë e re ky qytet është një qendër “shpirtërore”. Në paradë ishin mjete ushtarake dhe helikopterë.
Ushtria quhet Ushtria e Emirateve Islamike, raportojnë mediat afgane.

Kolona e mjeteve kaloi nëpër rrugën kryesore e cila lidh qendrën e qytetit me aeroportin. Paradën e ndoqën qytetarët e mbledhur.

Ministri i Mbrojtjes Mohammad Yaqoob njoftoi kohët e fundit se ushtria do të riorganizohet dhe emri i saj do të ndryshojë. Korpusi i ushtrisë në Kandahar u riemërua gjithashtu, më parë quhej Attal, dhe tani quhet Al Badar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *