Talenti premtues braktis Gjermaninë dhe i thotë “Po” Kosovës: I lumtur që do të luaj për vendlindjen e prindërve…









Një tjetër talent premtues që jeton dhe bën karrierë të suksesshme në Gjermani ka vendosur të luajë për Kosovën. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Arbnor Aliu, i cili aktualisht luan me ekipin e U19 të Shalkes.

arbnor-aliu-i-thote-po-kosoves-i-lumtur-qe-do-te-luaj-per-vendlindjen-e-prinderve_626ad750eed52 (1)

Ai luan si qendërmbrojtës dhe është ndër shpresat e mëdha të klubit gjerman, me të cilin ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Talenti dhe përvoja e tij si lider janë të padiskutueshme, teksa më herët ishte pjesë e të gjitha ekipeve zinxhirë të Gjermanisë, madje edhe në rolin e kapitenit.

Arbnori do të përfshihet fillimisht te Përfaqësuesja e Kosovës U21, por duke pasur parasysh potencialin dhe cilësitë që zotëron, atëherë pa dyshim se në të ardhmen e afërt pritet të jetë edhe në shërbim të ekipit A të Kosovës. Ai është shprehur i lumtur që do të luajë për Kosovën dhe beson se do të japë më të mirën e tij.

“E kam zgjedhur Kosovën me zemër sepse prindërit vijnë nga Kosova dhe e di që me paraqitjen time në fanellën e Kosovës do ta bëj krenar familjen dhe veten time. Ndihem shumë i lumtur që do të jem pjesë e Dardanëve sepse kam punuar shumë për ta merituar këtë fanellë.

Normalisht se nuk ka qenë e lehtë të tërhiqem nga përfaqësimi i Gjermanisë sepse krejt çfarë kam arritur deri më tash është falë Gjermanisë, por në këtë aspekt e kam dëgjuar ndjenjën dhe zemrën time. Pres me padurim të paraqitem në fanellën e Kosovës dhe t’i dëgjoj brohoritjet e tyre. U premtoj se do të jap maksimumin tim për të arritur sa më shumë suksese dhe për t’i bërë të gjithë krenarë”, ka theksuar Aliu.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.