Talibanët rrisin pushtetin në Afganistan

13:00 13/08/2021

Marrin kandaharin, qyteti i dytë më i madh , Uashingtoni i përkushtuar për sigurinë në vend

Talibanët pushtuan dy qytete të mëdha afgane, të dytin dhe të tretin më të madh të vendit pas Kabulit dhe një kryeqytet strategjik krahinor vetëm disa javë para përfundimit të misionit ushtarak amerikan në Afganistan.

Fitoret e arritura deri më tani i kanë sjellë kryengritësit islamikë një hap më pranë, Kabul. Forcat e qeverisë afgane janë përpjekur t’i rezistojnë avancimit të kryengritësve, por pa sukses. Dhe tani talibanët kanë nën kontroll 12 nga 34 kryeqytetet krahinore të Afganistanit.

Me sigurinë e përkeqësuar, Shtetet e Bashkuara planifikuan të dërgonin 3,000 trupa për të ndihmuar në evakuimin e një pjese të stafit diplomatic në Kabul. Ndërsa Britania tha se rreth 600 trupa do të vendoseshin në baza afatshkurtra për të mbështetur shtetasit britanikë që largoheshin nga vendi dhe Kanadaja po dërgon forca speciale për të ndihmuar në evakuimin e ambasadës së saj.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin folën me  presidentin Ghani për ta informuar se Uashingtoni “mbetet i përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Afganistanit” pavarësisht vendimit të 12 gushtit për të zvogëluar kapacitetet në ambasadën në Kabul.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *