
08:20 17/09/2021
Një shtëpi që dikur i përkiste meksikanit të drogës “El Chapo” Guzmán tani po ofrohet si një çmim llotarie kombëtare. Është e njëjta shtëpi ku kreu i atëhershëm i kartelit Sinaloa u arratis në 2014 për t’u fshehur nga autoritetet.
Pasi u njoftua, ai u arratis nga një vrimë nën vaskë për të arritur në tunelet dhe kanalet. Liria e tij ishte jetëshkurtër pasi u kap disa ditë më vonë në Mazatlan.
Presidenti Andrés Manuel López Obrador kishte qenë në bisedime për ofrimin e pronave të sekuestruara në llotarinë kombëtare, por nuk u përmend asnjë histori e kësaj shtëpie me dy dhoma gjumi, e cila thuhet se vlen 183,000 dollarë.
Duke folur për çmimet e ardhshme të llotarisë, presidenti e përshkroi shtëpinë me shumë pak fjalë se kishte një gardh të zi dhe pozicionohej pranë një parku.
Shtëpia ishte braktisur për vite me radhë dhe pësoi dëme për shkak të kërkimeve dhe hetimeve të kryera nga forcat policore në një përpjekje për të kapur pronarin e drogës.
Kjo bëri që Instituti i Meksikës të bëjë rinovime të vogla në shtëpinë e mëparshme të El Chapo duke filluar me heqjen e kamerave të mbikqyrjes që mbulonin çdo kënd.
Ata e lyen me bojë të bardhë dhe sigurisht mbuluan vendin e arratisjes me një pllakë betoni.
Faqja e INDEP listoi shtëpinë prej 2,800 metra katrorësh si ‘’Shtëpia në Culiacán’’ me vendndodhje në lagjen e quajtur si për ironi Liria duke ditur se ai po vuan dënimin e perjetshëm për trafikim droge në një nga burgjet amerikane.
Biletat e llotarisë kushtojnë rreth $12.50 dhe fituesi do të shpallet një datë para ditës së Pavarsisë së Kosovës më 15 shtator./tvklan.al
Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al