“Tani nuk besoj më në Zot, por te forcat e armatosura ukrainase”

20:50 01/03/2022

Teksa forcat ruse shtyjnë përpara drejt kryeqytetit ukrainas të Kievit, BBC zhvilloi një intervistë me Hanna-n, e cila jeton në lagjen Solomianskyi, pranë aeroportit dhe disa bazave ushtarake.

Ajo ka vendosur një shtrat në një korridor të banesës së saj, ku shpreson që muret ta mbrojnë nga të shtënat apo shpërthimet e raketave.

“Këtu kam energji elektrike. Kam këtë valixhe me rroba dhe të gjitha gjërat e nevojshme në rast se do më duhet të largohem”, thotë ajo.

Të hënën në mbrëmje, Hanna e mori qenin për shëtitje, por dëgjoi shpërthime dhe mori një mesazh nga administrata e Kievit që thoshte se ekzistonte rreziku i raketave, kështu vrapoi për në shtëpi.

“Jemi të frikësuar, por sinqerisht mendoj në Kiev dhe në të gjithë Ukrainën, kemi filluar të mësohemi me këtë situatë”.

“Shumë rajone rreth Kievit janë të rrënuara, ndaj dhe kam shumë frikë të shkoj në qytet për të marrë ushqim apo produkte të tjera”.

Ajo shton se ndihet shumë e frikësuar nga autokolona e madhe e ushtrisë ruse që i është drejtuar kryeqytetit.

“Por forcat e armatosura ukrainase më dhanë një mundësi për të fjetur këto dy ditë. Tani nuk besoj në Zot, por tek forcat e armatosura ukrainase“, thotë ajo për BBC./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com