“Tanjën s’e kthejmë dot në jetë, por të shpëtojmë fëmijët e tjerë”, kryebashkiaku i Mariupolit tregon historinë tragjike të vdekjes së 6-vjeçares nga dehidratimi

Kryetari i bashkisë së qytetit të rrethuar të Mariupolit, Vadym Boychenko ka treguar detaje tragjike nga vdekja e vajzës 6-vjeçare.

Tanya e vogël u nxor nga rrënojat e një ndërtese banimi të shkatërruar, ndërsa thuhet se ajo kishte ndëruar jetë nga dehidratimi. “Nëna e saj u vra. Nuk e dimë se sa kohë kishte vajza që po luftonte për jetën. Nuk mund ta imagjinojmë se sa vuajtje i është dashur të përballojë. Në minutat e fundit të jetës së saj ajo ishte e vetme, e dobët, e frikësuar, e etur.”, pohon ai.

Kryebashkiaku thotë se historia e vajzës, e përmendur edhe më herët sot nga Presidenti Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij, ishte “një nga shumë histori tragjike të Mariupolit, qyteti që mbijetoi në një bllokadë për tetë ditët e fundit”.

“Pushtuesit rusë në mënyrë cinike e kanë lënë qytetin prej gjysmë milioni banorësh pa ujë, dritë, ngrohje dhe komunikim. Të gjitha rrugët për në qytet janë të bllokuara. Të gjitha përpjekjet për të ofruar ushqim dhe ilaçe për banorët e qytetit u bllokuan nga ushtria ruse.”, tha ai. Ai i bëri thirrje Perëndimit që të japë më shumë ndihmë për Ukrainën. “Nuk do ta kthejmë në jetë Tanjën tonë, por do të shpëtojë jetën e mijëra fëmijëve të tjerë në Ukrainë”, përfundoi rrëfimin e tij tragjik kryebashkiaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts