Tanzani, shkalla e vdekshmërisë për shkak të virusit HIV/SIDA ulet me 50 për qind në 10 vitet e fundit

Shkalla e vdekshmërisë nga virusi HIV/SIDA është ulur me 50 për qind në 10 vitet e fundit në Tanzani.

Anëtarja e kabinetit qeveritar, Jenista Mhagama, njoftoi se numri i vdekjeve që arriti në 64 mijë në vitin 2010 u ul në 32 mijë në vitin 2020.

Duke theksuar se lufta e qeverisë kundër virusit HIV/SIDA ishte e suksesshme, Mhagama tha se, “Shkalla e testimit vullnetar u rrit nga 61 për qind në vitin 2016 në 83 për qind në vitin 2019. Shkalla e transmetimit të virusit nga nëna tek fëmija ishte 18 për qind në vitin 2010, kurse në vitin 2020 u ul në 7 për qind”.

Duke theksuar se ka pasur rënie të rasteve të reja, Mhagama tha se në vitin 2010 u zbuluan 110 mijë raste, ndërsa në vitin 2020 ky numër u ul në 68 mijë.

HIV/SIDA, i cili u shfaq për herë të parë në vitet e 80’ta, ka shkaktuar afërsisht 32.7 milionë vdekje në të gjithë botën, ndërsa 38 milionë njerëz vazhdojnë të jetojnë me virusin.

Viktimat si pasojë e virusit kanë rënë 39 për qind që nga viti 2010, ndërsa numri i rasteve të reja ka rënë për 23 për qind gjatë të njëjtës periudhë kohore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *